“Sekrete Mjeshtërie” është botimi i fundit i Mistrisë së Kulturës që rikthen në skenë histori përkushtimi të 15 artizanëve të cilët ruajnë traditat.
Ky libër i jep dritë, atyre që bëjnë gurin të flas, apo nga drurin krijojnë violina, që kanë shkuar në skena të mëdha, apo mjeshtër të tjerë që kanë luftuar kohën për të ruajtur atë që kanë trashëguar nga të parët.
ALMA MILE
GAZETARE
Disa nga ato fatkeqsisht nuk trashëgohen dhe një nga synimet e këtij libri është pikërisht që të nxisi të rinjt që të ndjekin rrugën e të parëve të tyre.
Libri sjell histori me personazhe nga e gjithë Shqipëria, që sot kërkojnë më shumë vëmendje.
ISUF SKËNDERI
ARTIZAN
Dihet që artizanati nuk të bën të pasur ama jeton për së mbari. A lodhe ti duke punuar? Jo mo ku lodhem unë, e di kur lodhem unë kur ulem në tavolinë për të ngrënë. Përveç tiranës keni parë ndonjë qytet që nuk ka muze etnografik? I lutem Zotit të më japë shëndet se dua të bëj dicka të tillë.
Për këto zanate ka nevojë të flitet, të vlerësohen, të njihen dhe të ruhen për t’ua përcjellë brezave.