I dërguari i posaçëm i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell reagoi këtë të enjte pas qëndrimit të kreut të opozitës, Kadri Veseli lidhur me taksën ndaj Serbisë. Përmes një postimi në “Twitter”, Grenell i dha të drejtë kryeministrit Albin Kurti dhe theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkon që taksa 100% të hiqet.

 

“Kadri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kërkojnë Kosovës që të heqin taksën 100%. Po e dëmton Kosovën dhe po pengon bizneset të krijojnë vende të reja të punës. Albini ka të drejtë këtu.”

 

Të enjten Kadri Veseli e quajti në “Facebook” një vendim dinjitoz vendosjen e taksës ndaj mallrave serbe. Sipas tij, Kurti po nxitohet në vendimet për këtë çështje.

 

“Taksa ndaj importeve serbe ka qenë vendim dinjitoz i shtetit tonë për t’iu kundërvënë sulmeve të njëpasnjëshme që Serbia ka bërë kundër Kosovës. Shpreh shqetësimin për ngutinë e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe, e cila u largua nga qeveria e kaluar për shkak të taksës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *