Shtetet e Bashkuara te Amerikes kundershtojne ashper vendimin e kryeministrit te Kosoves Albin Kurti per heqjen perkohesisht dhe me kushte te takses per produktet serbe.

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, tha se SHBA nuk i mbështesin masat gjysmake të kryeministrit Kurti.

 

RICHARD GRENELL

 

PERFAQESUES I SHBA PER DIALOGUN

 

Ne nuk e mbështesim masën gjysmake të kryeministrit Kurti. Pozicioni ynë është mjaft i qartë: Tarifat duhet të hiqen plotësisht. Zoti Kurti është duke bërë një gabim te rende dhe kjo i eshte bere e qartë Presidentit Hashim Thaçi sot në Shtëpinë e Bardhë.

 

Por ky qendrim i Uashingtonit bie ndesh me reagimin e Brukselit zyrtar, i cili mirepriti kete hap te pare.

 

DEKLARATE E BE

 

Ne e mirëpresim këtë njoftim si hap të parë dhe presim me padurim të shohim më shumë detaje. Ky hap mund të ketë një efekt pozitiv në rivendosjen e tregtisë rajonale dhe të ofrojë një rifillim te dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës të ndermjetesuar nga Bashkimi Evropian.

 

Per Bashkimin Europian eshte humbur shume kohe dhe dialogu duhet te filloje urgjentisht.

 

DEKLARATE E BE

 

Ka humbur shumë kohë. Besimi duhet të rikthehet urgjentisht. Serbia dhe Kosova duhet të krijojnë një mjedis të favorshëm që dialogu të rifillojë, në dobi të të dyjave vendeve. Përfaqësuesi i Lartë, Zëvendëspresidenti Josep Borrell është i gatshëm të luajë rolin e tij si ndermjetesues  i Dialogut në emër të BE-së.

 

Reagimet e nderkombetareve vijne pak orë pasi Albin Kurti tha se “gjatë javës së ardhshme, qeveria e Kosovës do te marre vendim që nga data 15 mars e këtij viti të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ai i bëri thirrje Serbisë që të zotohet se do t’i jape fund fushatës për kthimin e njohjeve te pavarësisë së Kosovës dhe të fillojë heqjen e barrierave tregtare jo tarifore ndaj Kosovës.

Më tej kryeministri Kurti siguroi se“Bashkimi Evropian do ta vlerësojë lart vendimin e palës kosovare për të hequr tarifën prej 100 për qind dhe në shkëmbim do t’i ofrojë Kosovës liberalizimin e vizave para Samitit të Zagrebit më 7 maj 2020”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *