Një moment xhelozie dhe batutash është shënjuar mes treshes Albano-Ditea-Robert.
Teksa kanë qenë në mision për lindjen e dhisë pak ditë më parë, Albano ka shfaqur hapur simpati për Ditean. Për këtë atë fundit, ka pasur edhe një flirt nga ana e Robertit.
Referuar këtyre situatave, Albano duket se ka shfaqur ndjenjë xhelozie për Ditean. Teksa u kërkon fermerëve që të çojnë në plevicë çarçafët, Roberti ka thënë se do e ndihmojë ai Ditean, se janë të rëndë.
Pas kësaj fjalie, Albano ka ironizuar situatën mes tyre.
Pjesë nga diskutimi:
Albano: Çarçafët që keni hequr për t’i ndërruar çojini tek plevica, tek arena. Kaq
Ditea: I çoj unë, se janë këtu
Roberti: Jo jo se janë të rënda ato. Do i çojmë ne, vetëm na trego se ku janë
Ditea: I çoj unë me Bertin
Albano: Ti tregoji rrugën, Berti t’i mbajë
Ditea: Jo mo se i mbaj edhe unë
Albano: Më fal, nuk po insinuoj që ti nuk je gocë e fortë, thjesht mendova që është më e udhës …
Ditea: Nuk ke nevojë të shpjegohesh për gjërat që thua, sepse je shumë i kuptueshëm. Nëse unë nuk të kuptoj ty diku, ta them nuk e kuptova.
Albano: Po e them që mos ma nxjerrin nga konteksti. Me kontekstin e fjalëve të mia do merrem dhe nuk insinuova që ti nuk i mban dot vetëm./vizionplus.tv