Denoncimet nga ana e Partisë Demokratike për punësim për qëllime elektorale, që sipas saj, i kanë siguruar fitoren PS-së, vijojnë. Demokratja Albana Vokshi deklaroi këtë të shtunë se në Fier, mësuesit që u punësuan gjatë zgjedhjeve, sot kanë mbetur pa rroga.

 

“Mësuesit e marrë në punë për zgjedhje ne shkollat e Fierit kanë mbetur pa rroga. Ata nuk ishin parashikuar në buxhet dhe sot nuk paguhen dot, sepse janë jashtë organikës. Janë vetëm punësime të përkohshme elektorale në këmbim të votës. Ky skandal elektoral dhe nëpërkëmbje e dinjitetit njerëzor ka ndodhur në, të paktën, 2 gjimnaze të Fierit, në shkollën e muzikës “Jakov Xoxa” dhe në shkollat e mesme të bashkuara në Kafaraj, Povelçë e Cakran të Fierit. Këtë muaj #mësuesit “elektoralë” do të mbeten pa rroga, pasi u është thënë se fondi limit mujor është tejkaluar”, tha Albana Vokshi në “Facebook”.

 

Sipas saj, provat për vjedhjen e zgjedhjeve janë kudo. Albana Vokshi ju drejtua Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve me thirrjen që të mos i bindet urdhrit të kryeministrit Edi Rama.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *