Alban Skënderaj një ndër këngatërët më të dashur për publikun shqiptar është zgjedhur  së fundmi si ambasadori i parë i gjuhës italiane në Shqipëri.

 

Përmes një postimi në Instagram artisti ka konfirmuar titullin dhe sa i lumtur është ndjerë për këtë gjë.

 

“Faleminderit ambasadorit @albertocutillo dhe ambasadës Italiane në Shqipëri e cila më nderoi si të parin ambasador të gjuhës italiane në Shqipëri. Një shembull miqësie, integrimi dhe respekti reciprok i dy popujve tanë. Ndjesë për theksin tim, por ideja ishte që të kuptohej pak që jam shqiptar”.

 

Ndërkohë menjëherë pas këtij postimi fansat e Albanit kanë lënë një sërë komentesh pozitive, duke e uruar publikisht për këtë gjë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *