Kryetari i Bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala i bën thirrje qytetarëve italianë që të mos rendin drejt supermarketeve për t’u furnizuar me ushqime, por të tregojnë kujdes ndaj të moshuarve, për të cilët tha se është grupmosha më e rrezikuar nga koronavirusi.

 

Sa i përket masave që janë ndërmarrë për parandalimin dhe izolimin e virusit, Sala theksoi se ato duhet të zbatohen dhe jo të diskutohen.

 

“Ne duhet të besojmë në arsyetimin për të sulmuar përhapjen e virusit. Eshtë e vërtetë që rastet janë në rritje, por ndoshta varet edhe nga fakti që ne, në mënyrë proaktive përpiqemi të identifikojmë se kush është prekur nga virusi. Bashkia po i bën shërbimet të funksionojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Pastrimi, transporti dhe siguria. Zyrat tona janë dhe mbeten të hapura. Në fund, unë dua t’ju jap një këshillë, që e kam më shumë në zemër nga pikëpamja personale. Në vend që të mendojmë për të vrapuar drejt supermarketeve për të rrëmbyer ushqime, le të mendojmë që ta zëmë kohën tonë duke u kujdesur për njerëzit më të rrezikuar, veçanërisht të moshuarit tanë. Kjo është ajo që bën një shoqëri e ndjeshme dhe e pjekur”, deklaroi kryebashkiaku.

 

Sala tha mes të tjerash se qeveria vijon punën në forcimin e masave, ndërsa shtoi se po përpiqen që shërbimet t’i kryejnë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *