Subscribe

Pas suksesit në Korçë, show i humorit në Vizion Plus, Al Pazar udhëtoi këtë herë jashtë kufijve të Shqipërisë, drejt komunitetit shqiptar në Tuz të Malit të Zi. Agron Llakaj dhe stafi i Alpazar morën pjesë në edicionin e 25-të të Karnavaleve “Koret 2020”.

Ky eveniment është përvitshëm në këtë trevë dhe padyshim më i dashuri dhe më i mirëprituri nga të gjithë banorët e malësisë.

Sikurse ndodh çdo vit, nata e parë e karnavaleve i dedikohet humorit dhe satires, e kush tjeter më mirë sesa stafi i Alpazar do të mund ta mbushte atmosferen e kësaj mbrëmjeje….

Salla e Qendrës Kulturore- Informative “Malësia” në Tuz, u duk shumë e vogël përpara numrit të madh të pjesëmarrësve brenda dhe jashtë sallës, të cilët u argëtuan me humorin e sjellë nga aktorët e Alpazar.

Dhe në fund në shenjë falenderimi dhe respekti, një vleresim nga komuniteti i Shqiptarëve në Tuz të Malit të Zi përmes një Certifikate Mirënjohjeje për Agron Llakaj dhe stafin e Alpazar.

Alpazar do të vijojë turneun e tij edhe në treva të tjera shqiptare.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *