Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”. Po ashtu në pranga ka rënë edhe një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Mashtrim me Kredi”.

– Donald Rushiti, 24 vjeç, banues në Tiranë u ndalua për llogari të Interpolit me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

 

Gjykata e Torinos ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak ku maksimumi i dënimit është 21 vjet burg.

 

Ndërsa për shtetasin tjetër të arrestuar me iniciale V. Gj., 53 vjeç, banues në Tiranë, Gjykata e Apelit në kryeqytet ka vendosur dënimin me 1 vit e 8 muaj burg për penale “Mashtrim Kredi”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *