Një gjykatë ruse ka lënë në fuqi një dënim me 12 vjet burg për tradhti të lartë ndaj një fizikani të akuzuar për përcjelljen e sekreteve mbi teknologjitë e ultrazërit tek holandezët.

Valery Galubkin, një ekspert në aerodinamikën dhe shkëmbimin e nxehtësisë së avionëve në një institut në Moskë, u arrestua në dhjetor 2020 dhe u shpall fajtor në qershor 2023.

Gjykata e Lartë e Rusisë urdhëroi një rigjykim në prill, duke thënë se kishte shqyrtuar ankesën e mbrojtjes së Galubkin.

Ekipi ligjor Pervy Otdel i specializuar në mbrojtjen e njerëzve në rastet e tradhtisë dhe spiunazhit, njoftoi se hetuesit zbuluan se shkencëtari u kishte kaluar holandezëve informacione sekrete për avionët e pasagjerëve supersonikë.

Por ekipi ligjor i hodhi poshtë këto akuza.

Galubkin është një nga disa shkencëtarë rusë të cilët janë akuzuar për tradhti në vitet e fundit me dyshimin se u kanë transmetuar informacione të ndjeshme të huajve./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *