Subscribe

Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim ish anëtarin e pezulluar të shkallës së dytë të vetting-ut, Ardian Hajdarin, nën akuzën e fshehjes dhe refuzimit të deklarimit të ardhurave në kohën kur ka qenë i punësuar si avokat.

 

Ndërkohë, për të është pushuar akuza e falsifikimit të dokumenteve, për të cilën ai është kallëzuar penalisht në 2020 nga 3 ish-magjistratë.

 

Bëhet fjalë për padinë e bërë nga Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla. Ata denoncuan në SPAK anëtarin e KPA, se kishte falsifikuar dokumentet, me qëllim që të bëhej Anëtar i Komisionit të Rivleresimit në procesin e vettingut.

 

Por, Hajdari nuk është rasti i parë nga radhët e anëtarëve të vettingut që ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Posaçme.

 

Të enjten e kaluar, Prokuroria e Posaçme ka cuar në gjyq edhe anëtaren e komisionit të pabvarur të kualifikimit, Etleda Çiftja, mbi të cilën rëndon akuza e mosdeklarimit të të ardhurave dhe falsifikimit të dokumenteve.

 

I njëjti kallëzim është bërë më herët edhe ndaj ish-anëtarit tjetër të KPA-së, Luan Daci, i cili tashmë ka marrë dënimin nga gjykata me 6 muaj burg, të cilat iu konvertuan në 1 vit shërbim prove.

 

Kjo vendimmarrje u shoqërua edhe me shkarkimin e tij nga detyra si anëtar i KPA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *