Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit për ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, duke lënë në fuqi dënimin ndaj tij.

Daci kishte kërkuar prishjen e dënimit të dhënë nga GJKKO dhe Apeli i Gjykatës së Posaçme. Po ashtu ai ka kërkuar edhe rikthimin në detyrë. Luan Daci u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike.

Sipas SPAK dhe GJKKO, gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPA-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *