Subscribe

Caktohet masa e sigurisë ndaj 6 zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, ndërsa janë ende në kërkim ish-drejtori i OST, Klodian Gradeci dhe biznesmeni në fushën e hidrokarbureve, Isuf Berberi.

 

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar masën e sigurimit ndaj 6 personave nën hetim:

 

Denis Durrësi, 38 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike tek AKBN,  i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

 

Qano Hoxha, 63 vjeç, inspektor tek agjenci. A akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

 

Simon Mark, 32 vjeç, inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.

 

Arben Doda, 50 vjeç, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.

 

Naim Kasa, 53 vjeç, banues në Tiranë, biznesmen, për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim”, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

 

Për inspektoren në Drejtorinë e Auditimit tek AKBN, Rezarta Sulejmani u caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *