Partia Demokratike i ka dërguar prokurorisë të dhënat konkrete që ajo publikoi një ditë më parë për Valdrin Pjetrin në Itali, i cili sipas saj rezulton i dënuar për trafik droge.

 

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, përmes një letre vë në dukje se 13 ditë pas kërkesës së PD për verifikimin e Pjetrit sipas ligjit të dekriminalizimit, nga prokuroria nuk ka patur një reagim institucional të shpejtë.

 

 “Për fat të keq, ky reagim nuk ka ardhur ende, duke zhbërë qëllimin primar që ka ligji i dekriminalizimit. Sipas këtyre të dhënave rezulton se Valdrin Pjetri është i dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 Euro gjobë, për veprën penale “shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope”, të kryer në bashkëpunim”.

 

Gjithashtu PD i kërkon organit të akuzës që ta informojë atë dhe opinionin publik mbi procedurat e verifikimit që ka nisur dhe rezultatet e deritanishme të këtij verifikimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *