Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 January 2026
Vizion fokus

Vrau me çekiç pas sherrit banal Petrit Ndoun, arrestohet...

Ramadani rinovon kontratën me Leçen

Rama për gjyqtarët: Në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet një...

Dënimi i Irena Gjokës në Greqi, PD shkresë zyrtare...

Erion Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim dokumentesh gjyqësore

Në kërkim nga Britania për vrasjen e ish-snajperistit, vetëdorëzohet...

Përjashtohen 6 deputetë të PD, u ndëshkuan për shkak...

Ndryshime në ligjet e drejtësisë, Xhafaj: U japim zgjidhje...

Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në...

Donald Trump shkon në Davos mes tensioneve për Groenlandën!...

Akuzat për trafik ndërkombëtar narkotikësh, GJKKO lë në burg 10 anëtarët e grupit kriminal “Rraja”

11 Dhjetor 17:01

GJKKO ka lënë në burg Rexhep Rrajën dhe nëntë personat e tjerë të akuzuar për trafik narkotikësh.

Grupi i Rrajës trafikoi 2.4 ton kokainë në BE.

Lexo edhe :

Related Posts

Goditet grupi kriminal “Rraja”, SPAK lëshon 14 urdhër arreste, akuza për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje
SPAK “zbërthen” skemën e arrestimit të grupit “Rraja”, sekuestrohen makina, mijëra euro e dollarë
Tufat me euro, dylbi e jelekë, publikohen pamjet nga arrestimi i grupit kriminal “Rraja”

Në njoftimin zyrtar të SPAK janë njoftuar masat

Njoftimi i plotë:

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 10.12.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “I. Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personave nën hetim Islam Sefa, Rexhep Rraja, Agim Nina, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Zamir Aliaj, Aldo Gjini, Sokol Qaja, Jani Çavo dhe Marvin Bushati; II. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë, datë 10.12.2025 dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim Marvin Bushati”.

  1. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenet 103, 112, 232 pika 1 gërma “dh”, 238, 244, 245, 248, 249, 251, 252 dhe 259 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 126, datë 11.12.2025, vendosi:
  2. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
  3. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me Vendimin nr. 124, datë 09.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Islam SEFA (alias XAKA), i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, [episodi 1], dhe “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal, [episodi 1].
  4. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me Vendimin nr. 124, datë 09.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Rexhep Rraja, i dyshuar për kryerjen e veprave “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim,

në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, [episodi 2] dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal, [episodi 2].

  1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me Vendimin nr. 124, datë 09.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Agim Nina (alias Lorenc Selmani), i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, [episodi 2] dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal, [episodi 2].
  2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me Vendimin nr. 124, datë 09.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Përparim Rraja, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, [episodet 2, 3] dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, [episodet 2, 3].
  3. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me Vendimin nr. 124, datë 09.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Gazmir Rraja, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, [episodi 2], dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, [episodi 2].
  4. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me Vendimin
  5. 124, datë 09.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Zamir Aliaj (alias Çoku), i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, [episodi 3] dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, [episodi 3].
  6. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me Vendimin nr. 124, datë 09.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Aldo Gjini (alias Iamandri), i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, [episodi 2] dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, [episodi 2].
  7. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me Vendimin nr. 124, datë 09.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Sokol Qaja, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, [episodi 3] dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, [episodi 3].
  8. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me Vendimin nr. 124, datë 09.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Jani Çavo, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, [episodi 2] dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, [episodi 2].
  9. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me Vendimin nr. 124, datë 09.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Marvin Bushati, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, [episodi 2] dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, [episodi 2].
  10. Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim Marvin Bushati, i kryer nga policia gjyqësore në datë 10.12.2025, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në banesë, të parashikuar nga neni 278/4 të Kodit Penal, të cilat i janë sekuestruar në banesë gjatë momentit të ekzekutimit të masës së sigurimit personal, më datë 10.12.2025.
  11. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasin Marvin Bushati, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në banesë, të parashikuar nga neni 278/4 të Kodit Penal, të cilat i janë sekuestruar në banesë gjatë momentit të ekzekutimit të masës së sigurimit personal, më datë 10.12.2025.
  12. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.
  13. Ndalohet publikimi i këtij Vendimi, në referim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale.
  14. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, brënda afatit ligjor.

Tiranë, më datë 11.12.2025

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Posted Under:
Anash Kronike Vendi
Tagged:
Arrest me burg GJKKO

Nga e njëjta kategori

Vrau me çekiç pas sherrit banal Petrit Ndoun, arrestohet autori 28-vjeçar dhe dy shokët e tij për moskallëzim krimi

më shumë...

Ramadani rinovon kontratën me Leçen

më shumë...

Shi, borë dhe ngrica, parashikimi i motit për ditën e mërkurë

më shumë...

Sarandë/ Goditet kultivimi i kanabisit në ambiente të mbyllura, arrestohet administratori i pallatit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

5:10

Vrau me çekiç pas sherrit banal Petrit...

5:09

Ramadani rinovon kontratën me Leçen

4:48

Shi, borë dhe ngrica, parashikimi i motit...

4:35

Sarandë/ Goditet kultivimi i kanabisit në ambiente...

4:24

Rama për gjyqtarët: Në Gjykatën Kushtetuese po...

4:13

Si diagnostikohet dhe trajtohet ateroskleroza?

3:53

Dënimi i Irena Gjokës në Greqi, PD...

3:39

Erion Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim...

3:23

Në kërkim nga Britania për vrasjen e...

3:10

Përjashtohen 6 deputetë të PD, u ndëshkuan...

3:07

Ndryshime në ligjet e drejtësisë, Xhafaj: U...

3:02

Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë...

2:47

Ikja e dritave në QSUT, shefi i...

2:24

Zyrtari i lartë i policisë italiane takohet...

1:48

Donald Trump shkon në Davos mes tensioneve...

1:29

Policia Rrugore “nuk fal” shoferët problematikë, “lumë”...

1:14

Ish-gardiani i burgut të Prishtinës deklarohet i...

12:44

Parandalimi i korrupsionit, ministrja shpjegon pesë nismat,...

12:17

Unë jam neurolog dhe nuk i ha...

12:13

Alarm në Australi: Katër sulme nga peshkaqenë...

Më të klikuarat

  • “Vendime që ndikojnë gjithë vitin 2026”, Horosko...
  • “Kush do kalojë i pari me makinë”, ky është 57-vjeçari që u...
  • Vjedhje milionash me call center, SPAK: Dyshohet se operacio...
  • EMRI/ I dënuar me 10 vite burg, ndërron jetë në QSUNT 47-vje...
  • Temperaturat zbresin deri në -9 gradë celcius, ja qytetet ku...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.