Taulant Balla padit penalisht Lulzim Bashën për kallëzim të rremë dhe për shpërdorim detyre.

Padia është bërë pas akuzave të bëra nga kreu i PD ndaj kreut të grupit parlamentar socialist se ai kishte qënë prezent gjatë kohës që oficeri I policisë Emiljanoi Nuhu ishte kërcënuar me pistolete ne kokë për të mbyllur jë cështje që kishte të bënte me përdhunimin e një vajze në Fushe Krujë nga djali I deputetit socialist Rrahman Rraja.

Balla doli në një konference për shtyp një ditë më [parë duke I mohuar akuzat e bera në një interviste televizive nga oficeri Emiljano Nuhu, I cili aktualisht nuk është më në detyre pasi dyshohet se ndodhet jashtë vendit ku ka përfituar azil.

Taulant Balla tha se e gjitha kjo është një sajesë e cila bëhetme qëllim nga ana e opozitës.

Përvec padisë ndaj Bashës, zyrtari I lartë socialist ka kallëzuar penalisht për të njëjtat akuza, gazetarin Basir Collaku si dhe të intervistuarin e këtij të fundit, oficerin Emiljano Nuhu I cili lëshoi këto akuza ndaj Taulant Ballës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *