Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj drejtoreshës së ONM-së dhe ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Përmes një postimi në “Twitter”, Varhelyi i konsideroi akuzat në drejtim të Calaveras të pabaza, ndërsa shprehu publikisht besimin e plotë asaj dhe ambasadorit.

“Akuzat e fundit të pabaza në shtyp dhe media sociale janë plotësisht të papranueshme. Unë kam besim të plotë në stafin tim dhe qëndroj pranë Drejtorit tëBallkanit Perëndimor, Calavera dhe ambasadorit Soreca. Më lejoni të theksoj gjithashtu: Reforma në drejtësi dhe vettingu i gjyqësorit në Shqipëri është absolutisht thelbësore dhe nuk mund të dalin nga shinat ose ngadalësohen, pavarësisht presionit.”

Berisha postoi një shkrim nga Neë Europe, ku Calavera akuzohet se me kërkesë të kryeministrit Edi Rama ka telefonuar Komisionin e Venecias për të mos shqyrtuar kërkesën e Presidentit Meta për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *