Kryeministri Edi Rama reagoi ashpër ndaj opozitës, që çdo ditë akuzon mazhorancën se ka dështuar me menaxhimin e pandemisë dhe se sistemi shëndetësor është në kolaps.

 

Në një konferencë për mediat, Rama deklaroi se opozita ka si qëllim vetëm të krijojë panik. Ai hodhi poshtë çdo akuzë të lëshuar nga PD-LSI për situatën në spitale.

 

“Ndjej neveri dhe përbuzje për shefat e opozitës që janë çakërdisur deri në pikën ku shpresat e tyre të lodhura për pushtet i kanë mbështetur të gjitha tek ëndrra e një katastrofe shëndetësore. Janë bërë zëdhënës të panikut, të çorodisë psikologjike dhe zëdhënës të një pesimizmi krejtësisht të fabrikuar për të krijuar sa më shumë dëshpërim në popull përmes gënjeshtrash, sajesash, duke dëmtuar moralin e mjekëve, infermierëve, ekspertëve që me shumë profesionalizëm udhëheqin në këtë front. Është e pajustifikueshme me sagjë që sot t’u thuhet në mënyrë të përditshme njerëzve se spitalet janë në kolaps, çka nuk është e vërtetë. Që njerëzit dergjen dyshemeve, çka nuk është e vërtetë.”

 

Sipas Ramës, ata nuk kanë as fakte dhe as shifra për deklaratat që hedhin çdo ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *