Ambasada e Shteteve te Bashkuara ne Tiranë ka publikuar një foto humoristike ne profilin e saj  ne rrjetin social, facebook.

 

Ne këtë postim shkruhet: “shikoni  kush ka përfunduar ne listën e prapësive këtë vit”.

 

Postimi shoqërohet me diciturën konflikt interesi. Ne foto shihet babagjyshi i vitit te ri i cili tregon listën e prapësive ne te cilën i pari renditet ambasadori Donald Lu.

 

Ky reagim vjen një dite pasi ish kryeministri Sali Berisha, deklaroi publikisht se ambasadori amerikan Donald Lu ka konflikt interesi me prokurorin aktual Adriatik Llalla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *