Subscribe

Presidenti Donald Trump duket se nuk i ka shpëtuar ende akuzave për ngacmime seksuale. 16 gra e kanë akuzuar atë një vit më parë nëpërmjet një dokumentari të titulluar “16 gra dhe Donald Trump” ndërsa 3 prej tyre kërkojnë tashmë që Kongresi ta hetojë këtë çështje.

 

Gjatë një konference për shtyp në Nju Jork, ato akuzuan Trumpin për prekje pa leje, puthje me zor, poshtërim dhe ngacmim.

 

Jessica Leeds, Samantha Holvey dhe Rachel Crooks I bënë të njohura akuzat e tyre përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Por pretendimet e tyre morën hov sërish, pas skandalit të Harvey Weinstein, që tashmë ka përfshirë shumë figura të tjera të “Hollywood”-it.

 

Rachel Crooks, e cila e akuzoi presidentin Trump se e kishte puthur me forcë 12 vjet më parë kur ajo punonte si recepsioniste në Kullën Trump të Nju Jorkut, tha se ligjvënësit duhet “të lënë mënjanë përkatësitë e tyre partiake dhe të hetojnë historinë e keqtrajtimeve seksuale ndaj grave nga ana e Trump”.

 

Por stafi i presidentit i hodhi poshtë akuzat, për të cilat tha se janë përgënjeshtruar që gjatë fushatës. Sipas Shtëpisë së Bardhë, koha dhe absurditeti i akuzave të rreme, bashkë me turneun e reklamimit që po i bëhet, konfirmon se janë të nxitura nga motive politike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *