Subscribe

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të verifikuar përmes telefonatave votuesit nga diaspora që aplikojnë për tu regjistruar, është shoqëruar me debate nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje si dhe organizata joqeveritare GERMIN. Kjo e fundit e ka çuar çështjen për ankimim edhe në Gjykatën Supreme, duke e konsideruar të paligjshme.

Më herët ka reaguar edhe presidentja në detyrë, Vjosa Osmani e cila ka deklaruar se vendimi mund të krijojë rrethana me të cilat e drejta e votës shkelet në mënyrë flagrante.

Ndërkohë KQZ ka ngritur qendrën e thirrjeve, një proces për të cilin janë hapur 25 linja telefonike. Duke iu përgjigjur reagimeve, kryetarja Valdete Daka i konsideron ato të tepërta dhe të politizuara.

 

VALDETE DAKA

KRYETARE E KQZ

 

“Po kritikohemi pa të drejtë, ky është një proces i komplikuar brenda përgjegjësive tona, deri tani janë verifikuar rreth 8 mijë qytetarë, ne kritikohemi edhe kur i verifikojmë edhe kur jo, edhe kur i telefonojmë apo jo, nuk dimë si të veprojmë ndryshe, duhet të kemi kujdes për integritetin e procesit zgjedhor mbi të gjitha. Do ti thërrasim derisa të lajmërohen, kjo çështje është politizuar, kemi 800 mijë votues në Kosovë, gjithë fokusi është tek votuesit e diasporës.”

 

Përpara certifikimit,bazuar në kushtet e nenit 29 të ligjit zgjedhor, listat e kandidatëve janë dërguar për verifikim në gjashtë institucione dhe përgjigja pritet brenda datës 20 janar.

 

VALMIR ELEZI

ZEDHENES I KQZ

“Ministria e Brendshme, e Mbrojtjes, Agjencia e Kosovës për inteligjencë, Ministria e punëve të jashtme, Këshilli gjyqësor i Kosovës, Paneli Zgjedhor për ankesa dhe parashtresa. Konfirmimi i tyre përpara certifikimit të kandidatëve. Sipas Nenit 29 i ligjit për zgjedhje të përgjithshme. Përgjigje jo më vonë se ora 12 e 20 janarit. 1079 kandidatë.”

 

Afati për aplikim për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës përfundon në orën 18 të datës 21 janar. Ndërsa fushata 10 ditore nis më 3 shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *