Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokoi në pikën kufitarë të Morinës 21.6 ton qumësht pluhur dhe 395 kg kafe. Nga kontrolli i ushtruar në dy pako, AKU sqaroi se produktet vinin nga Kosova dhe Serbia.

 

Inspektorët në doganë konstatuan parregullsi në kërkesat ligjore të ngarkesës, pasi  produkti ishte afër datës së skadencës. Në bazë të legjislacionit në fuqi, AKU nuk lejoi futjen e këtyre produkteve në Shqipëri, duke i kthyer ato në vendet e origjinës.

 

Për sa i përket qumështit pluhur të nisur nga Serbia, rezultoi se importuesi është i palicencuar për shitje me shumicë të ushqimeve me origjinë shtazore për konsum human.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *