Aktorja e famshme, Anne Hathaway po heq dorë nga përdorimi i alkoolit për djalin e saj 2-vjeçar.

 

Anne ka marrë këtë vendim derisa foshnja e saj të rritet plotësisht. Ajo është treguar më e matur se më parë me përdorimin e alkoolit, për të shmangur problemet e shëndetit që mund të ketë fëmija.

 

“Ndjej një lidhje kaq të thellë fizike me djalin tim”, tha ajo në ‘Las Vegas Review Journal’ në një intervistë të botuar më 19 janar. “Kur ai është i sëmurë, unë zgjohem në mes të natës duke pyetur: ‘Pse më lëndon kaq shumë’. Nëse kam dhimbje koke, ai do të më qetësojë duke mbështetur kokën tek unë. Ne jemi të lidhur në mënyra që askush nuk mund të imagjinojë. Është vetëm një pjesë e magjisë së jetës”, ka thënë aktorja e famshme duke theksuar dhe njëherë se sa i rëndësishëm është shëndeti i djalit të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *