Subscribe

Don Kishoti u ngjit në një skenë teatrale në vitin 1981, atëherë me aktorët më të mirë të teatrit të estradës. “Don kishoti” rikthehet ndryshe, pas 35 vitesh. kjo vepër klasike nën regjinë e Klajdi Ymerit ishte paralajmëruar edhe më herët nga aktorët që ftuan publikun në teatrin kombëtar me një interpretim të tyre në rrugët e kryeqytetit. Por, kjo fundjavë në teatrin kombëtar nuk premton vetëm klasiken e Servantesit, pasi aleanca franceze sjell kabarenë e Laurette de Paname mbrëmjen e së shtunës. artistja franceze do të performojë për herë të parë në Tiranë. Në skenën ekperimetale vijojnë edhe këtë fundjavë 4 shfaqje për të rritur e fëmijë, ashtu sikurse edhe në traditën e teatrit të kukullave që pret të vegjlit me dy shfaqje të ndryshme. Por këtë fundjavë nuk flasin vetëm teatrot për publikun e vogël, pasi edhe në panairin e librit kanë nisur leximet dhe shfaqjet për fëmijë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *