Subscribe

Kryeministri Edi Rama komentoi edhe një herë aktakuzat e ngritura për krime lufte për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Në mbyllje të vizitës së tij zyrtare në Prishtinë, kreu i qeverisë mbajti një konferencë për gazetarët. Ai përsëriti se aktakzuat i përngjasin një fletërrufeje që ka shkaktuar një krizë disaplanëshe.

Por nga ana tjetër, Rama theksoi se ky është një rast i mirë për të nxjerrë në pah vlera e luftës së UÇK.

“Pothuajse për dy dekada në Kosovë procesi i vënies së drejtësisë për krimet e luftës është konceptuar, është mbështetur dhe është zhvilluar si proces i pandashëm nga procesi i shtet-ndërtimit, procesi i pajtimit ndëretnik, i integrimit evropian, i dialogut dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Mendoj që ky është moment kur kemi një krizë disaplanëshe të shkaktuar nga kjo fletërrufe. Por kemi edhe një mundësi të madhe për të vënë në pah jo thjesht vlerat e luftës dhe të vërtetën elementare se Kosoca ishte viktima dhe jo agresori, por për të vënë në pah të gjithë vlerën e krijuar në këtë proces shtetrrethimi, si shprehje e gatishmërisë për drejtësi dhe balancën e prishur mes Kosovës dhe Serbisë në raport me drejtësinë për krimet e luftës. Prej 21 vjetësh Kosova i ka dhënë mbështetje drejtësisë ndërkombëtare.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *