Drejtoria e policisë  Vlorë në bashkëpunim me FNSH dhe agjentë të  krimeve të rënda kanë kryer disa aksione ditën  e sotme.

Mësohet se janë arrestuar dy persona, njëri prej tyre është  arrestuar brenda në një lokal, ndërsa personi tjetër është arrestuar  në zonën e Lungomares teksa po qarkullonte me një automjet tip “Audi” luksoz.

Efektivët i kanë bllokuar rrugën  duke e rrethuar Audin luksoz.

Drejtuesit të  mjetitit i  janë vendosur  prangat dhe është shoqëruar për në Komisariatin e Vlorës.

Policia nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *