Policia kufitare ka vënë në pranga 17 persona, pas kontrolleve seri gjatë ditëve të fundit në Rinas.

 

Gjatë kontrolleve, janë arrestuar dy persona të shpallur në kërkim, përkatësisht një 23 vjeçar nga Shkodra (N.D), i akuzuar për vjedhje si dhe një 32 vjeçar nga Tirana (E.L), nën akuzën e korrupsionit aktiv.

 

Janë arrestuar në flagrancë 8 persona, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, konkretisht shtetasit: G.S., K.B.,  J.C., G.M., I.L., A.A., E.SH., si dhe XH.K.

 

Këta shtetas janë bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare në tentativë për të kaluar kufirin me karta italiane të falsifikuara si dhe me pasaporta me ngjashmëri.

 

Gjithashtu janë proceduar penalisht 4 shtetas për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe konkretisht shtetasit:

 

M.K., i cili nuk deklaroi shumën prej 55.600 Euro,

 

I.K., pasi nuk deklaroi shumën prej 50.000 Euro,

 

A.H., i cili nuk deklaroi shumën  10.100 dollarë dhe 585 Euro,

 

R.K., pasi nuk deklaroi në Rinas shumën prej 9.500 Euro.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *