Subscribe

 

Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj dhe ai i mjedisit Blendi Klosi mblodhën në një takim drejtuesit e lartë të policisë dhe prefektët e qarqeve për të analizuar sezonin turistik që lamë pas dhe masat që do të merren për mbarëvajtjen e sezonit të ardhshëm. Dy ministrat kërkuan që për sezonin e ardhshëm, zbatimi i planit të nise që në tetor, pasi turizmi do të jetë prioritet për mandatin e dyte qeverisës. Sipas tyre, krimi mjedisor do të konsiderohet, dënohet dhe penalizohet si çdo krim tjetër.

 

“Kush dëmton mjedisin tonë të përbashkët që është malli jonë i përbashkët, pasuria jonë e përbashkët, mundësia jonë e përbashkët për të zhvilluar turizmin, mundësia jonë e përbashkët për të zhvilluar ekonominë, mundësia jonë e përbashkët për të zhvilluar mirëqenien, duhet të dënohet, të penalizohet.”

 

Sipas ministrit te brendshëm Fatmir Xhafaj, policia do te jete ne mbështetje te aksionit per turizmin.

 

“Policia dhe prefektët duhet të përgatiten për mbështetje të fortë të strukturave të Ministrisë së Turizmit, lidhur me fazën përgatitore, që nga pastrimi i mjediseve dhe masave të tjera që duhet të merren”, “Policia dhe prefektët duhet të përgatiten për mbështetje të fortë të strukturave të Ministrisë së Turizmit, lidhur me fazën përgatitore, që nga pastrimi i mjediseve dhe masave të tjera që duhet të merren.”

 

Në mbledhje u diskutuan dhe mundësitë e ashpërsimit të ligjit për ndotjen e mjedisit, si nga bizneset ashtu dhe nga individët. Dy ministrat theksuan se penalitetet pritet të jenë të ashpra, ndërsa do të veprohet si në aksionin e policisë kundër vjedhjes së energjisë elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *