Të paktën 422 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva dhe një armë zjarri automatik është sekuestuar gjatë një operacioni antidrogë në Himarë.

 

Aksioni i policisë, i koduar me emrin “Hotel Room” ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë si posedues të lëndës narkotike shtetasin Dhimitër Qëndro, 54 vjeç, banues në Piqeras të Himarës.

 

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasinë e lëndës narkotike, armën e zjarrit dhe dy krëhërat me fishekë.

 

Materilalet u referuan në Prokurori në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *