Gjykata e Elbasanit, me gjyqtare Pajtime Fetahu, Zamira Vyshka, ka dënuar me 4 vite burgim Behar Pemën, i cili shkaktoi aksidentin e rëndë në Elbasan, ku ndërruan jetë dy vajza dhe u plagosën bashkëudhëtaret e tyre.

 

Mirëpo, ky vendim do të ankimohet nga prokurori i Elbasanit, Binaz Nina, i cili pretendon se Pema duhet të vuaj 6 vitet e dënimit.

 

Mësohet se Behar Pema ka përfituar ulje të dënimit për shkak se ka marrë falje nga familjarët e të përfshirave në aksident, por, sipas prokurorit Nina, kjo nuk është e arsyeshme.

 

Aksidenti i rëndë ndodhi në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan më 13 shtator të vitit 2020, ku si pasojë e përplasjes humbën jetën Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia nga Shkodra. Ndërkohë e plagosur mbeti motra e Lusindës, Nervida Garunja, si dhe shoqja e tyre, Denisa Dibra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *