Një 42 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi ka aksidentuar me mjetin e tij një 79 vjeçar, i cili ka humbur jetën në spital.

 

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Rilindasit” ndërsa shtetasi i arrestuar është me inicialet L.P., banues në Korçë.

 

Policia thotë se 42 vjeçari në momentin e aksidentit ishte në gjendje të dehur.

 

Ndërkohë viktima është shtetasi N.K. që dhe pse u dërgua menjëherë në spital nuk arriti t’I mbijetonte goditjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *