Një 46 vjeçare është aksidentuar për vdekje në Kryebushat të Vaut të Dejës.

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 08:30, në aksin Shkodër-Lezhë ku mjeti tip Mercedez-Benz, me targë AA908LZ, i drejtuar nga shtetësja A. V. 38 vjeçe banuese në Mëlgushë, Vau Dejës, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen  me iniciale Sh. Sh. banuese në Bushat.

 

Shtetasja 46 vjecare ka ndërruar jetë në vendngjarje.

 

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në komisariatin e Shkodrës deri në sqarimin e rrethaneve të ngjarjes nga grupi hetimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *