Makina e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy u përfshi në një aksident trafiku në Kiev, por ai nuk është lënduar rëndë, tha zëdhënësi i tij Serhii Nykyforov në një postim në Facebook  të enjten.

 

Nykyforov – i cili nuk tha se kur ndodhi aksidenti – tha se makina e Zelenskiy ishte përplasur me një automjet privat.

 

Presidenti u ekzaminua nga një mjek, nuk u konstatuan lëndime serioze”, tha ai, duke shtuar se aksidenti do të hetohet, shkruan Reuters.

 

Mjekët që shoqëronin Zelenskiy i dhanë shoferit të makinës private ndihmë urgjente dhe e futën në një ambulancë, tha ai.

 

Pak minuta pasi Nykyforov bëri deklaratën e tij, zyra e Zelenskiy publikoi videon e fjalimit të natës që presidenti jep çdo ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *