Një aksident u shënua këtë të mërkurë në aksin Milot-Thumanë, pranë mbikalimit të Bushneshit.
Një furgon me pasagjerë goditi nga pas një autoveture tip “Benz”.
Për pasojë, dy pasagjerë u plagosën dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Policia po heton shkaqet e plota të aksidentit.