Trafik i dendur është krijuar në autostradën Tiranë-Durrës, pas aksidentimit të trajlerit në të cilin ndodhej gruri i ardhur nga Ukraina.

 

Rradha e gjatë është shkaktuar si pasoje e derdhjes së grurit në mes të rrugës. Policia Rrugore  ndodhet në vendngjarje dhe po punon për lehtësimin e trafikut.

 

Lidhur me aksidentin ka ardhur edhe reagimi i policisë, ku përmes një njoftimi bën me dije se dëmet janë vetëm materiale.

 

Sipas bluve, aksidenti ka ndodhur në orën 14:05 minuta, ku shoferi me iniciale A.A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Më datë 12.08.2022, rreth orës 14:05, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. A., duke drejtuar mjetin (kamion të ngarkuar me grurë), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

 

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *