E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksidenti tragjik me 4 viktima/ Aurela Gaçe: E frikshme, të marrin jetën “qejflinjtë” e shpejtësisë

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe reagoi pas aksidentit tragjik të regjistruar këtë të premte, ku u shuan katër anëtarë të një familjeje.

 

Reklamë

Në “Facebook”, ajo tregoi se ka frikë të dalë në rrugë për shkak të disa të rinjve që kanë qejf të ecin me shpejtësi.

 

“Shpejtësia e pilotëve-adoleshentë-të rinj-koka erë është vrasje me dashje. E dhimbshme, e frikshme. Të jesh në rrugën tënde e të të marrin jetën “qejflinjtë” e shpejtësisë, është krim. Mua më kap ankthi të dal në autostradë me fëmijët. Më zë tmerri në çdo kthesë a semafor. Pikërisht sepse asnjëherë si dihet se me çfarë “të dehuri nga euforia e jetës” mund të përballesh. U prehshin në paqe 4 engjëjt, ngushëllimet e mia prej nëne dalin bashkë me lotët.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë