Subscribe

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në vendin e quajtur Çekrek në Gramsh. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona. Ndërkohë raportohet se janë plagosur tetë të tjerë që kanë qenë brenda në makinë.

 

Sipas informacioneve të para, drejtuesi me inicialet M. Gj. 28 vjeç, banues në Tiranë duke drejtuar mjetin tip „Fuoristradë“ ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën dy persona dhe janë plagosur 8 shtetas të tjerë.

 

Dyshohet se personat që kanë qenë në automjet kanë qenë emigrantë sirianë. Të plagosurit janë traportuar në spitalin e Gramshit. Sipas burimeve, medohet se automjeti është nisur nga Bilishti dhe drejtuesi i mejtit për të shmangur kontrolle policore ka përdorur aksin Korçë-Moglicë-Gramsh-Tiranë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *