Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e nje aksidenti rrugor të ndodhur këtë të mërkurë në aksin Levan- Tepelene.

 

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Gurorja e Kremenarit”, pranë Poçemit Mallakastër, ku si pasojë e përplasjes së një furgoni me një makinë tip “Benz”, ka humbur jetën drejtuesi i benzit dhe janë plagosur dy të tjerë.

 

Te dëmtuarit janë dërguar në spitalin e Fierit ku po marrin ndihmën mjekësore. Ndërkohë akoma nuk ka detaje në lidhje me gjendjen e të plagusurve dhe identitetin e viktimës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *