E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksidenti me motor në Pogradec, 18-vjeçari lufton për jetën! Policia dyshon se është përplasur nga një makinë

Ilustrim · Vizion Plus

Një 18-vjeçar ndodhet në gjendje kritike për jetën pas një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Pogradec–Buçimas. Bernard Rexhollari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të dëmtimeve të rënda në kokë.

Burime spitalore bëjnë me dije se i riu ka pësuar hematomë të rëndë cerebrale dhe po trajtohet në repartin e reanimacionit. Megjithëse kishte me vete një skafandër mbrojtëse, mendohet se nuk e kishte vendosur në momentin e aksidentit, duke rritur rrezikun e dëmtimit.

Policia po heton rrethanat e ngjarjes në dy pista kryesore: rrëzim aksidental i motorit apo përplasje nga një automjet tjetër. Kjo e fundit përforcohet nga dëmtimet e dukshme në pjesën e pasme të motorit, të cilat nuk përputhen me një rrëzim të zakonshëm.

Për të zbardhur plotësisht dinamikën e aksidentit, janë sekuestruar pamje nga kamerat e sigurisë së bizneseve përgjatë segmentit ku ndodhi ngjarja.

Familjarët e të riut ndodhen pranë tij në Tiranë, në pritje të përmirësimit të gjendjes shëndetësore.

/vizionplus.tv

Ana Miha
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh