Pas aksidentit me 17 viktima dhe disa të plagosur kanë dhënë dorëheqjen e tre ministrave bullgarë.

 

Këtë të premte Bojko Borisov kërkoi dorëheqjen e ministrave të tij të Brendshëm, të Transportit dhe të Zhvillimit Rajonal, pas aksidentit dhe më vonë, ministrat Valentin Radev, Ivajlo Moskovki dhe Nikolai Nankov ranë dakord se do të merrnin përgjegjësinë politike dhe do të jepnin dorëheqjen.

 

Dorëheqjet e tre ministrave nga partia GERB e qendrës së djathtë të Borisovit, kërkojnë miratimin nga Parlamenti për të hyrë në fuqi.

 

Aksidenti ndodhi të shtunën e kaluar kur një autobus turistik u përmbys në autostradë rreth 50 kilometra në veri të Sofjes, kryeqyteti i vendit. Trembëdhjetë vetë vdiqën në vendngjarje, duke përfshirë një djalë 13-vjeçar dhe katër të tjerë vdiqën në spital.

 

Ndërkohë akoma nuk ka një version zyrtar se cili ishte shkaku i këtij aksidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *