Subscribe

Automjeti me të cilin po udhëtonte 26-vjeçari që humbi jetën këtë të hënë në aksin Fushë Krujë-Kurbin ishte vjedhur në Laç para disa ditësh.

Gjatë kontrollit të ushtruar, brenda mjetit u gjetën dy palë targa, maska dhe doreza.

Makina tip “Audi” ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës rreth ores 06:30.

Nga aksidenti ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet rreth 26 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *