Subscribe

Dy viktima dhe 5 te plagosur është bilanci i aksidenteve mëngjesin e kësaj te diele.

 

Ne Elbasan ne aksin rrugor Cërrik-Paper dalja nga rruga e nje automjeti i mori jetën nje vajze 11 vjeçare nga Korça, ndërsa mbeten te plagosur tre persona te tjere pjesëtare te se njëjtës familje.

 

Policia e cila mbërriti ne vendngjarje tha se mjeti qe drejtohej nga nje 54 vjeçar doli nga rruga ne afërsi te fshatit Valas, ndërsa nga aksidenti mbeten te plagosur rende vete ai dhe dy pasagjere te tjerë.

 

Edhe në Lezhë dalja nga rruga e makinës i kushtoi jetën nje efektivi te policisë kufitare te Shëngjinit. Aksidenti ndodhi oret e para te mëngjesit ku makina tip benz qe drejtohej nga 50 vjecari Lek Nikolli doli jashtë rrugës në autostradën Lezhë –Shkodër, në afërsi të kryqëzimit të Kallmit.

 

Ndërkohe ne Vlore, nga përplasja e dy automjeteve mbeten te plagosur dy persona, ndërsa njeri prej tyre është ne gjendje te rende shëndetësore dhe është nisur drejt Tiranës per mjekim me te specializuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *