Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në aksin Fushë Arrëz–Kryezi–Iballë, ku dy turistë që udhëtonin me motor janë përplasur me një automjet.
Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëmtime të rënda për të dy turistët, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Pukës për ndihmë mjekësore. Fatkeqësisht, njëri prej tyre ka ndërruar jetë pak pas mbërritjes në spital.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti tragjik.
/vizionplus.tv





