Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar këtë të diel në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” në rrethinat e Tiranës.

Drejtuesi i një automjeti, duke qarkulluar në një zonë e cila është kantier ndërtimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, janë dëmtuar pasagjerët B.K dhe B.K., të cilët janë nisur me ambulancë për në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, pasagjeri tjetër, 68-vjeçari me iniciale H.D. ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *