Një tjetër person ka humbur jetën pasditën e kësaj të hëne si pasojë e një aksidenti rrugor.

 

Ngjarja ka ndodhur në një rrugë dytësore të Malit të Robit në Kavajë, ku automjeti me drejtues shtetasin B. F ka përplasur çiklistin G. L., 52 vjeç.

 

Si pasojë e përplasjes, çiklisti shtetasi G. L si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

 

Ndërkohë drejtuesi i automjetit shtetasi B. F është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *