Një tjetër aksident i rëndë është shënuar këtë të premte në galeritë e kromit në minierat e Bulqizës.

Sipas policisë ngjarja është regjistruar në një galeri në Martanesh ku 50 vjeçari Agim Truka me detyrë brigadier është plagosur rëndë  në këmbë dhe në shpatullën e majtë nga një masiv shkëmbor.

50 vjeçari është paraqitur fillimisht për ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Bulqizës ndërsa është kërkuar ndihmë për transportimin me helikopter drejt Traumës, por që momentalisht është thënë që nuk është në dispozicion.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes ndërsa pritet që të shkojnë edhe ekspertët Agjencisë Kombëtare Sigurisë dhe Emergjencave në Miniera si dhe inspektorët e Inspektoriatit Kombëtar të Punës për të verifikuar nëse janë zbatuar rregullat e sigurimit teknik në punë gjatë momentit të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *