Një aksident rrugor u shënua mëngjesin e kësaj të hëne në rrugën e re të Rinasit.

Policia njoftoi se një 15-vjeçar dhe një 13-vjeçar mbetën të plagosur pasi makina ku ndodheshin u përplas me një mjet tjetër.

Fëmijët u dërguan në spital për të marrë shërbim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa drejtuesit e mjeteve po sqarojnë në komisariat si ndodhi ngjarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *