Një shtetas, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka kundërshtuar policinë, pasi këta të fundit do e shoqëronin në komisariat.

Shkak i shoqërimit u bë  një aksident i ndodhur vetëm afër spitalit të Korcës ku dy mjete u përplasën me njëri-tjetrin e për pasojë  shkaktuan dëme materiale.

Në momentin e përplasjes, njëri nga drejtuesit e mjeteve ka kundërshtuar policinë gjë që ka çuar në shoqërimin me forcë drejt komisariatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *