Një aksidenti i rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Gjermani ku kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur më shumë se 20 të tjerë.

 

Sipas mediave ndërkombëtare bëhet me dije se një makinë është përplasur me një autobus në shtetin e Mecklenburg-Vorpommern, ku si pasojë kanë humbur jetën shoferi 36 vjeç dhe pasagjerja 37-vjeçare që udhëtonin në makinë.

 

Ndërkohë personat e plagosur ishin në autobusin  që vinte nga Polonia.

 

Akoma nuk dihet asgjë në lidhje me shkaqet e këtij aksidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *