Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Fier-Vlorë.

Mjeti me drejtuese shtetasen A.Ç., dhe pasagjere shtetasen S. M., 22 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesja e mjetit shtetësja A. Ç, dhe është dërguar në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore pasagjerja, S.M.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, për të hetuar rrethanat e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *